Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kosova nis ndërtimin e Depos Qendrore të Barnave – investim prej 1.77 milionë euro

Qendra Info by Qendra Info
24/06/2025
in Lajme
0
Kosova nis ndërtimin e Depos Qendrore të Barnave – investim prej 1.77 milionë euro
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, vendosën gurthemelin për Depoen Qendrore të Barnave, investim ky i Ministrisë së Shëndetësisë në vlerë prej 1.77 milionë euro. Projekti parasheh rinovimin e plotë të objektit ekzistues dhe ndërtimin e një aneksi të ri.

Depoja do të shtrihet në një sipërfaqe totale prej 2524 m², përfshirë hapësirat për magazinim dhe administratë, dhe pritet të përfundojë brenda 180 ditëve.

Gjatë ceremonisë, kryeministri Kurti tha se pas vitesh ruajtjeje të barnave në ambiente të papërshtatshme që nga privatizimi i “Farmed”-it më 2005, ky projekt përfaqëson një hap të madh drejt standardeve ndërkombëtare për ruajtjen e barnave.

Ndërkohë, ministri Vitia e cilësoi këtë si një nga projektet më të rëndësishme për shëndetësinë publike, duke theksuar se depoja do të jetë e pajisur me sisteme digjitale për menaxhim të avancuar dhe shpërndarje të barabartë të barnave në të gjithë vendin.

Related

Previous Post

Rutte lavdëron Trump përpara samitit të NATO-s: “Evropa do të paguajë një çmim të lartë, siç duhet”

Next Post

Rektori Drilon Bunjaku pozon me flamurin e Serbisë

Next Post
Rektori Drilon Bunjaku pozon me flamurin e Serbisë

Rektori Drilon Bunjaku pozon me flamurin e Serbisë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.