Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në Samitin e NATO-s të mbajtur në Hagë, ku ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e tij të vjetër, Mark Rutte.
Në këtë takim, Rama dhe Rutte kanë diskutuar mbi angazhimet aktuale dhe të ardhshme të NATO-s, me fokus të veçantë në zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Një nga temat kryesore të bisedës ishte projekti madhor për ndërtimin e Portit të Ri të Durrësit, ku NATO pritet të angazhohet me ndërtimin e një terminali ushtarak, duke e kthyer kështu portin në një nyje strategjike të rëndësishme për Aleancën në rajon.
Gjithashtu, Rama ka theksuar përgatitjet që po bëhen për organizimin e Samitit të NATO-s në vitin 2027, i cili do të mbahet në Tiranë – një ngjarje që pritet të jetë historike për vendin dhe rajonin.
“Një kënaqësi e veçantë të takoja mikun tim të çmuar Mark Rutte dhe të flisnim për projekte me rëndësi gjeopolitike për Shqipërinë dhe rajonin,” ka deklaruar Rama.