Kosova do të përballet me një ditë të mërkurë të nxehtë dhe kryesisht me diell, teksa temperaturat pritet të arrijnë deri në 33°C. Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i favorshëm për aktivitete në natyrë.
Megjithatë, autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar gjatë orëve të mesditës, nga ora 10:00 deri në 17:00, kur pritet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese. Rekomandohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell për të evituar rreziqet si dehidratimi apo goditjet nga dielli.