Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka konfirmuar zyrtarisht se Uran Ismaili do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në një intervistë për T7, Krasniqi tha se emra të njohur të partisë do të garojnë edhe në komunat e tjera: Agim Aliu në Ferizaj, Shaqir Totaj në Prizren dhe Ferid Idrizi në Vushtrri.
Sa i përket Mitrovicës, Krasniqi deklaroi se Bedri Hamza nuk do të jetë kandidat, ndërsa Arian Tahiri, nënkryetar i Komunës, pritet të marrë mbështetjen e kryesisë së PDK-së për të kandiduar.
Krasniqi theksoi se në disa degë të partisë ka më shumë se një kandidat potencial, por vendimet do të merren së shpejti. Ai shtoi se Uran Ismaili gëzon përkrahje të gjerë qytetare dhe pritet që së shpejti të shpallë zyrtarisht kandidaturën e tij.