Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

‘Qorrsokak’ – Konjufca: Nuk e dimë çka ndodh pas 30 ditëshit

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, është deklaruar për media lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtuese lidhur me konstitumin e Kuvendit, duke thënë se ‘’nuk mund ta dimë’’ se në çfarë faze do të hyjë Kosova pasi të përfundojë afati 30 ditor për konstituimin e këtij institucioni.

Valon Arifi by Valon Arifi
27/06/2025
in Lajme
0
‘Qorrsokak’ – Konjufca: Nuk e dimë çka ndodh pas 30 ditëshit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ai ka thënë edhe se çështja e konstituimit të Kuvendit është sipas leximit të tyre të vendimit të Kushtetueses është obligim i të gjithëve.

‘‘Nuk është obligimi vetëm të fituesi i zgjedhjeve ka thënë Kushtetuesja, sipas leximit tonë, pra obligimi është i të gjithëve. Tash çka kanë bë pala tjetër, për me deblloku kuvendin. E kemi LDK e cila e ka qëndrimi më radikal, që nuk merr pjesë në kurfar votimi, mirëpo i keni edhe subjektet e tjera që i kanë dhënë propozimet e tyre. Kryetari i VV i ftoi në takim nesër kryetarët e subjekteve politike ashtu që të bëhet edhe një përpjekje e re’’, ka thënë ai, raporton Express.

Ai ka thënë edhe se sipas tij, Kushtetuesja ua ka bërë me dije partive të tjera se me veprimet e tyre mund të hyjnë në ‘’qorrsokak’’.

‘‘Pashë dje disa prej opinioneve duke përfshirë edhe ata që e mbajnë vetën profesionist. Leximi dhe interpretimit të VV është që përmes propozimit të votimit të fshehtë për kryetar të kuvendit, nga ana e Deharit, gjykata nuk ka gjetur asnjë shkelje. Të gjithë ata që thonë se Dehari e shkeli Kushtetutën përmes votimit të fshehtë, unë mendoj që ata janë lexues të dobët të aktgjykimit të Kushtetueses. Ata ose nuk e kanë lexu vetë, ose e interpretojnë gabimisht ose interpretojnë me interpretime të të tjerëve. Tash shtrohet pyetja: Kur e ka propozu Avni Dehari votimin e fshehtë? E ka propozuar pas disa dështimeve dhe duke e krijuar përmes logjikës së tij një përfundim racional se edhe të shkonim 100 herë të tjera nuk do të konstituohej kuvendi i Kosovës. Ne nuk mund ta dimë se në çfarë faze hyn Kosova mas 26 korrikut, ne nuk mund ta dimë, ne mund të spekulojmë. Nuk mundesh me thanë vetëm VV-ja, vetëm këta kanë përgjegjësi, dhe ne vetëm këtyre nuk ua votojmë kryetarin. Gjykata Kushtetuese ua ka bërë me dije se kjo është një qorrsokak, nëse veproni kështu keni hyrë në qorrsokak, sepse edhe ata i detyroni me ua zgjedh nënkryetarët e juaj’’, ka thënë ai.

Related

Previous Post

Hargreaves për takimin me Kurtin: Diskutuam nevojën urgjente për të zgjidhur ngërçin parlamentar

Next Post

Presheva mes dy duarve: Beogradi i Vuçiqit vendos, njerëzit e Kurtit përfitojnë

Next Post
Presheva mes dy duarve: Beogradi i Vuçiqit vendos, njerëzit e Kurtit përfitojnë

Presheva mes dy duarve: Beogradi i Vuçiqit vendos, njerëzit e Kurtit përfitojnë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.