Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Danimarka merr presidencën e Këshillit të BE-së: Fokus në siguri, ekonomi dhe tranzicionin e gjelbër

Qendra Info by Qendra Info
01/07/2025
in Lajme
0
Danimarka merr presidencën e Këshillit të BE-së: Fokus në siguri, ekonomi dhe tranzicionin e gjelbër

Danish and EU flags are pictured in Copenhagen, Denmark, March 30, 2012.,Image: 128623593, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no

0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Danimarka ka marrë zyrtarisht sot drejtimin gjashtëmujor të presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, duke pasuar Poloninë. Me moton “Një Evropë e fortë në një botë në ndryshim”, presidenca daneze ka shpallur prioritetet e saj: sigurinë, konkurrencën ekonomike dhe tranzicionin e gjelbër.

Kryeministrja socialdemokrate e Danimarkës, Mette Frederiksen, në një fjalim të mbajtur për këtë rast, theksoi nevojën për unitet më të madh në Evropë përballë sfidave të reja globale. “Evropa është në një moment vendimtar. Nuk mund ta marrim më si të mirëqenë botën që na ka sjellë liri dhe prosperitet. Tani, më shumë se kurrë, Evropa duhet të qëndrojë e bashkuar. Duhet të ndërtojmë një Evropë më të fortë, më të sigurt,” deklaroi Frederiksen.

Ajo shtoi se është koha që Evropa të “riarmatoset”, duke theksuar domosdoshmërinë për të forcuar mbrojtjen dhe mbështetjen për Ukrainën, si pjesë kyçe e politikave të sigurisë evropiane. Një sfidë e rëndësishme për presidencën daneze do të jetë përpjekja për të bindur Hungarinë të heqë veton ndaj afrimit të Ukrainës me BE-në.

Në fushën e migracionit, Frederiksen kërkoi politika të reja dhe më efektive, ndërkohë që Danimarka do të angazhohet për thjeshtimin e legjislacionit evropian, forcimin e konkurrueshmërisë ekonomike dhe vazhdimin e tranzicionit të gjelbër.

Në planin ekonomik, presidenca daneze nis me një kalendar të ngjeshur: më 9 korrik skadon afati i vendosur nga Presidenti amerikan Donald Trump për përfundimin e një marrëveshjeje tarifore mes SHBA-së, BE-së dhe vendeve të treta. Edhe pse negociatat drejtohen nga Komisioni Evropian, Danimarka pritet të luajë një rol kyç në koordinimin e qëndrimeve të shteteve anëtare.

Ndërkohë, më 16 korrik, Komisioni Evropian do të prezantojë propozimin për buxhetin afatgjatë të BE-së (MFF), i cili do të hyjë në fazën e negociatave pikërisht nën presidencën daneze.

Danimarka do të mbajë presidencën deri më 31 dhjetor 2025, kur do t’ia dorëzojë zyrtarisht Qipros për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.

Related

Previous Post

Trump sulmon sërish Harvardin: Qeveria e akuzon për shkelje të të drejtave të studentëve hebrenj, kërcënon me ndërprerje fondesh

Next Post

Sot tentimi i 40-të me radhë për konstituimin e Kuvendit

Next Post
Sot tentimi i 40-të me radhë për konstituimin e Kuvendit

Sot tentimi i 40-të me radhë për konstituimin e Kuvendit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.