Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

Rodrygo në pikëpyetje te Reali – klubi i hapur për oferta, Arsenali gati 80 milionë euro

Qendra Info by Qendra Info
06/07/2025
in Sport
0
Rodrygo në pikëpyetje te Reali – klubi i hapur për oferta, Arsenali gati 80 milionë euro
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo Goes, është bërë subjekt i spekulimeve të shumta në prag të merkatos së verës, mes zërave për një largim të mundshëm nga “Santiago Bernabéu”.

24-vjeçari brazilian, i cili ka kontratë me klubin “merengues” deri në vitin 2028, nuk po gjen hapësirat e duhura në formacionin e trajnerit Xabi Alonso, veçanërisht në Kupën e Botës për Klube, ku ka luajtur vetëm një ndeshje si titullar, ka hyrë nga stoli në një tjetër dhe ka mbetur jashtë në dy sfida të tjera.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Real Madridi është i gatshëm të dëgjojë oferta për brazilianin, ndonëse ende nuk ka marrë ndonjë interes zyrtar për të. Megjithatë, në Premier Ligë ka lëvizje konkrete: Arsenali, Manchester City dhe Chelsea thuhet se janë duke monitoruar situatën e sulmuesit.

Burime të afërta me klubin raportojnë se Real Madridi do ta lejonte largimin e Rodrygos vetëm për një shumë mes 70 dhe 80 milionë eurove – çmim ky që, sipas “Marca”, Arsenali është i gatshëm ta paguajë.

Edhe pse trajneri Xabi Alonso do të ishte i kënaqur me qëndrimin e Rodrygos në skuadër, ai nuk do të pengonte një largim nëse vetë lojtari kërkon një kapitull të ri.

Rodrygo, i cili ka qenë pjesë e projektit të Realit që prej vitit 2019, ka qenë vendimtar në disa ndeshje të rëndësishme në vitet e fundit, por konkurrenca në repartin ofensiv është rritur ndjeshëm, veçanërisht pas ardhjes së yjeve si Kylian Mbappé dhe rritjes së rolit të Vinicius Jr.

Situata pritet të qartësohet në javët në vijim, me një merkato që sapo ka hyrë në fazën vendimtare.

Related

Previous Post

Ajatollah Khamenei shfaqet për herë të parë pas nisjes së luftës me Izraelin

Next Post

Bizneset dhe Inteligjenca Artificiale Lokale: Si të përmirësohet privatësia e të dhënave pa u mbështetur në cloud

Next Post
Bizneset dhe Inteligjenca Artificiale Lokale: Si të përmirësohet privatësia e të dhënave pa u mbështetur në cloud

Bizneset dhe Inteligjenca Artificiale Lokale: Si të përmirësohet privatësia e të dhënave pa u mbështetur në cloud

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.