Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Trump zyrtarizon tarifat ndaj Japonisë dhe Koresë së Jugut – Paralajmëron masa edhe ndaj vendeve të BRICS

Qendra Info by Qendra Info
07/07/2025
in Lajme
0
Trump zyrtarizon tarifat ndaj Japonisë dhe Koresë së Jugut – Paralajmëron masa edhe ndaj vendeve të BRICS
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nisur zyrtarisht zbatimin e tarifave të reja doganore, duke dërguar letrat e para për shtetet e prekura. Masat e reja përfshijnë tarifa 25% ndaj Japonisë dhe Koresë së Jugut, të shpallura më herët në platformën Truth Social.

Në njoftimin e tij, Trump bëri të ditur se tarifat do të hyjnë në fuqi më 1 gusht 2025, pas përfundimit të një afati pezullimi të mëhershëm, që ishte vendosur për të mundësuar negociatat tregtare.

“Rreth 12 vende të tjera do të marrin letra zyrtare në ditët në vijim”, deklaroi Karoline Leavitt, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, pas publikimit të dokumenteve nga vetë Trump.

Tarifa të reja për vende të tjera

Përveç Japonisë dhe Koresë së Jugut, administrata Trump ka njoftuar tarifa 40% ndaj Mianmarit dhe Laosit, ndërsa Afrikës së Jugut do t’i vendosen tarifa 30%, për shkak të, siç pretendohet, “diskriminimit ndaj të bardhëve”.

Reagimi i tregjeve

Vendimi i Trump ka shkaktuar tronditje të menjëhershme në bursat amerikane:

  • Dow Jones ra me 1,01%, në 44.390,37 pikë

  • Nasdaq humbi 0,83%, duke u mbyllur në 20.431,26 pikë

  • S&P 500 pësoi rënie prej 0,81%, në 6.228,84 pikë

Analistët paralajmërojnë se tensionet tregtare mund të ndikojnë negativisht në stabilitetin ekonomik global.

Tarifa edhe ndaj vendeve të BRICS

Presidenti amerikan paralajmëroi tarifa shtesë 10% për çdo shtet që, sipas tij, “rreshtohet me politikat anti-amerikane të BRICS”. Ai deklaroi se “nuk do të ketë përjashtime nga kjo politikë”, duke intensifikuar qasjen konfrontuese me bllokun ekonomik të udhëhequr nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

Në samitin e BRICS, të mbajtur në Rio de Janeiro, grupi publikoi një deklaratë të përbashkët ku dënohet “rritja e masave të njëanshme doganore dhe jotarifore që shtrembërojnë tregtinë”.

“Këto masa dëmtojnë perspektivën e zhvillimit ekonomik global dhe rrisin pabarazitë ekzistuese”, thuhet në deklaratë.

Reagimi i Kinës

Pekini reagoi menjëherë, duke bërë thirrje për shmangien e përplasjes tregtare me SHBA-në. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, deklaroi se:

“Luftërat tregtare nuk kanë fitues, ndërsa proteksionizmi nuk është zgjidhje”.

Vendet partnere të BRICS

Sipas burimeve zyrtare të BRICS, grupi ka shtuar partnerë si: Bjellorusia, Bolivia, Kuba, Kazakistani, Malajzia, Nigeria, Tajlanda, Uganda dhe Uzbekistani. Po ashtu, Trump ka kërcënuar se do të vendosë tarifa deri në 100% ndaj çdo shteti që mbështet përpjekjet për krijimin e një monedhe të përbashkët në vend të dollarit amerikan.

Related

Previous Post

Pesë zyrtarë policorë ndalohen nën dyshimin për “vrasje nga pakujdesia” në rastin e Agon Zejnullahut

Next Post

Paralajmërim për mot të paqëndrueshëm të martën në Kosovë: Vapa ekstreme dhe mundësi për stuhi lokale

Next Post
Mot i nxehtë dhe diellor këtë të shtunë

Paralajmërim për mot të paqëndrueshëm të martën në Kosovë: Vapa ekstreme dhe mundësi për stuhi lokale

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.