Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hoti i reagon Osmanit për Marrëveshjen e Uashingtonit: “Hipokrizi dhe përvetësim politik”

Ardian Emini by Ardian Emini
12/07/2025
in Lajme
0
Hoti i reagon Osmanit për Marrëveshjen e Uashingtonit: “Hipokrizi dhe përvetësim politik”
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Presidentes Vjosa Osmani në lidhje me Marrëveshjen e Uashingtonit, duke e cilësuar qëndrimin e saj të fundit si “hipokrizi të radhës” dhe si një përpjekje për përvetësim politik.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti kujton se Osmani dikur e kishte cilësuar marrëveshjen si “cenim të rendit kushtetues” dhe “rrezik për shtetin”, ndërsa sot, pas pesë vitesh, ajo po e quante atë “marrëveshje të mirë” dhe po pretendonte se është zbatuar nga institucionet aktuale.

“Kjo është ajo që ndodh kur fitimi dhe mbajtja e pushtetit bëhen më të rëndësishme se interesi shtetëror. Marrëveshja që dikur e luftonte për vota, sot shërben për lavdi të rreme,” shkruan Hoti.

Ai i drejton kritika të drejtpërdrejta edhe kryeministrit Albin Kurti, duke i akuzuar të dy se jo vetëm nuk e kanë zbatuar marrëveshjen, por e kanë luftuar hapur atë në vitet e kaluara. Sipas Hotit, qëndrimi i tanishëm përfaqëson një “kulm të mashtrimit politik”, sidomos në një kohë kur – siç thotë ai – rrethanat politike në Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar.

“Tani po mundoheni ta përvetësoni, vetëm sepse kanë ndryshuar rrethanat politike në SHBA,” përfundon Hoti.

Deklarata vjen në një kohë kur vëmendja ndërkombëtare për Kosovën po rritet sërish, dhe kur dinamikat me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, po përbëjnë një nga sfidat më të ndjeshme të politikës së jashtme të Prishtinës.

Related

Previous Post

Osmani e thotë sërish: Trump e parandaloi personalisht eskalimin e Serbisë në kufirin me Kosovën

Next Post

Takimi Lavrov–Kim Jong Un në Korenë e Veriut: Lufta në Ukrainë në qendër të diskutimeve

Next Post
Takimi Lavrov–Kim Jong Un në Korenë e Veriut: Lufta në Ukrainë në qendër të diskutimeve

Takimi Lavrov–Kim Jong Un në Korenë e Veriut: Lufta në Ukrainë në qendër të diskutimeve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.