Pavarësisht 45 tentimeve të pasuksesshme, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në orën 11:00, për të zhvilluar tentimin e 46-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë.
Kriza institucionale vazhdon, ndërkohë që palët politike mbeten të ndara thellësisht për mënyrën e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit.
Vetëvendosje insiston në votimin e fshehtë, opozita refuzon
Në seancën e fundit të mbajtur të premten, Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka mbetur e vendosur në kërkesën e saj për votim të fshehtë për Kryetarin e Kuvendit, ndërsa partitë opozitare si PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk kanë paraqitur propozime për anëtarët e Komisionit të votimit të fshehtë, duke e bërë të pamundur vazhdimin e procedurës.