Dita e mërkurë në Kosovë pritet të karakterizohet nga moti kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të herëpashershme lokale. Instituti Hidrometeorologjik njofton se në disa zona të izoluara mund të paraqiten rigë ose rrebeshe të dobëta shiu, megjithëse mundësia mbetet e ulët.
Temperaturat do të jenë në rritje të lehtë, duke arritur vlerën maksimale deri në 33 gradë Celsius, duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të përfshihet nga një valë nxehtësie e qëndrueshme.
Edhe në rajon, përkatësisht në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, dita do të sjellë kryesisht mot të kthjellët, me vranësira të lehta lokale. Moti do të jetë shumë i nxehtë, ndërsa mundësitë për reshje mbeten të pakta dhe të përqendruara vetëm në disa zona kontinentale.
Meteorologët rekomandojnë kujdes për ekspozimin e gjatë në diell gjatë orëve të mesditës, si dhe konsumim të lartë të lëngjeve për shkak të temperaturave të l