Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Izraeli godet sërish Damaskun – Objektiv Ministria e Mbrojtjes së Sirisë, raportohet për viktima

Qendra Info by Qendra Info
16/07/2025
in Lajme
0
Izraeli godet sërish Damaskun – Objektiv Ministria e Mbrojtjes së Sirisë, raportohet për viktima
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur sërish pasi Izraeli ka ndërmarrë një tjetër sulm ajror në kryeqytetin sirian, Damask, duke goditur, sipas burimeve të sigurisë, Ministrinë e Mbrojtjes së Sirisë.

Dy burime të sigurisë, të cituara nga mediat ndërkombëtare, kanë konfirmuar se sulmi kishte për objektiv strukturat ushtarake të regjimit sirian, ndërkohë që raportohet për viktima dhe të plagosur në radhët e forcave të sigurisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në Damask në orët e pasdites të së mërkurës, ndërsa autoritetet siriane kanë deklaruar se bëhet fjalë për një sulm ajror të ri nga Izraeli.

Sulmi pason bombardimin e hyrjes së Ministrisë së Mbrojtjes

Pamje të shpërndara në rrjetet sociale nga burime izraelite dhe arabe tregojnë momentin e sulmit, i cili ndodhi vetëm pak orë pas një tjetër bombardimi që kishte shënjestruar hyrjen e godinës qendrore të Ministrisë së Mbrojtjes në një nga sheshet kryesore të Damaskut.

Deri tani, autoritetet siriane nuk kanë dhënë një numër zyrtar të viktimave, ndërsa observatorët e pavarur të të drejtave të njeriut në Siri kanë raportuar për dëme të mëdha materiale dhe zhvillime të vazhdueshme të operacioneve ushtarake në rajon.

Pritet reagimi ndërkombëtar

Ky eskalim i ri vjen në një moment delikat për rajonin, ndërsa sulmet izraelite në territorin sirian janë shtuar ndjeshëm gjatë muajve të fundit, kryesisht ndaj strukturave që lidhen me Iranin dhe Hezbollahun, të cilat Izraeli i konsideron si kërcënime të drejtpërdrejta për sigurinë e tij.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga qeveria izraelite, por analistët paralajmërojnë se kjo përshkallëzim i qëllimshëm në Damask mund të sjellë pasoja më të gjera në arenën gjeopolitike të rajonit.

Related

Previous Post

Lille kërkon 20 milionë euro për Edon Zhegrovën – mungon ende një blerës serioz

Next Post

Tentativë për kontrabandim cigare në Aeroportin “Adem Jashari” – Sekuestrohen 375 boksa pa banderola

Next Post
Tentativë për kontrabandim cigare në Aeroportin “Adem Jashari” – Sekuestrohen 375 boksa pa banderola

Tentativë për kontrabandim cigare në Aeroportin “Adem Jashari” – Sekuestrohen 375 boksa pa banderola

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.