E enjtja parashikohet të sjellë një kombinim të motit me diell dhe vranësira të shpërndara në mbarë vendin. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës pritet të ketë zhvillime të rrebesheve lokale shiu, të shoqëruara me bubullima dhe rrufe, duke krijuar kushte për ndryshime të shpejta atmosferike.
Temperaturat do të luhaten nga 22°C në mëngjes deri në 29°C në orët e pasdites, me ndjesinë e nxehtësisë që do të rritet ndjeshëm gjatë ditës.
Autoritetet meteorologjike u bëjnë thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar nga ora 10:00 deri në 17:00, kohë gjatë së cilës pritet rrezatim i lartë ultraviolet dhe temperatura përvëluese.
Rekomandohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore, si dhe konsumimi i lëngjeve për të parandaluar dehidratimin.