Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Kuvendi dështon për herë të 49-të të konstituohet – vetëm edhe tri tentime deri në skadimin e afatit kushtetues

19/07/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
Kuvendi dështon për herë të 49-të të konstituohet – vetëm edhe tri tentime deri në skadimin e afatit kushtetues
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pas 49 tentativave, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur të konstituojnë përbërjen e re të legjislaturës. Seanca e sotme, njëjtë si të mëparshmet, përfundoi pa sukses, duke lënë vendin në një ngërç institucional që rrezikon të përshkallëzohet.

Në seancën e radhës, Lëvizja Vetëvendosje (VV) vazhdoi të mbajë të njëjtën qasje, pavarësisht aktgjykimit të fundit të Gjykatës Supreme, që konstaton pamundësinë e ushtrimit paralel të funksioneve ekzekutive dhe legjislative nga ana e kryeministrit Albin Kurti dhe disa ministrave që njëkohësisht janë zgjedhur edhe deputetë.

Refuzohet zbatimi i aktgjykimeve kushtetuese

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, edhe kësaj radhe refuzoi zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që kërkon votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Ai madje ndërpreu fjalën e përfaqësuesve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së në foltore.

VV propozoi sërish krijimin e një komisioni për organizimin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, por nisma e tyre mori vetëm 50 vota, duke dështuar të kalojë pragun e nevojshëm.

Pas këtij dështimi, Dehari mbylli seancën, duke paralajmëruar tentimin e radhës të hënën, më 22 korrik, në ora 11:00.

Opozita flet për shkelje të re kushtetuese

Partitë opozitare – PDK, LDK dhe AAK – kanë akuzuar VV-në dhe drejtuesin e seancës për shkelje të re të Kushtetutës së Kosovës. Përfaqësuesit e PDK-së dhe LDK-së kanë paralajmëruar se do t’i drejtohen sërish Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Afati kushtetues po shkon drejt fundit

Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese përcakton se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga seanca e parë, afat i cili skadon më 26 korrik. Deri më tani, janë bërë 49 përpjekje të pasuksesshme, ndërsa mbesin edhe tri tentativa të mundshme brenda afatit.

Megjithatë, Kushtetuesja nuk ka sqaruar qartë pasojat juridike, nëse ky afat skadon pa konstituim të Kuvendit.

Presidentja Osmani përgatit lëndë të re për Kushtetuese

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas kthimit nga vizita në SHBA, deklaroi se është në proces të përgatitjes së një lënde të re për Gjykatën Kushtetuese.

“Nëse edhe këtë vikend nuk arrihet marrëveshje dhe nuk ka institucione funksionale, në fillim të javës do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se pse afati 30-ditor është i detyrueshëm dhe cilat janë pasojat në rast të mosrespektimit,” – deklaroi Osmani.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që pritet nga presidentja mund të jetë vendimtar për të sqaruar hapat e ardhshëm kushtetues, nëse Kuvendi dështojnë të konstituohet deri më 26 korrik.

Related

Previous Post

Huang: Modelet AI të Kinës janë të klasit botëror, Nvidia rifillon shitjet e H20 në tregun kinez

Next Post

Trump paralajmëron lirimin e 10 pengjeve izraelite “shumë shpejt”

Next Post
Trump paralajmëron lirimin e 10 pengjeve izraelite “shumë shpejt”

Trump paralajmëron lirimin e 10 pengjeve izraelite "shumë shpejt"

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Sot tentimi i 40-të me radhë për konstituimin e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës për herë të 50-të në përpjekje për konstituim – bllokada politike vazhdon

21/07/2025
Mot më stabil gjatë ditës në Kosovë dhe rajon

E hëna sjell vapë përvëluese në Kosovë dhe rajon – Temperaturat kapin 37°C

21/07/2025
Microsoft tërhiqet nga përdorimi i inxhinierëve nga Kina për punët e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes

Microsoft tërhiqet nga përdorimi i inxhinierëve nga Kina për punët e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes

20/07/2025
Ish-presidenti i Tesla-s zbulon formulën për rritjen e shpejtë të një kompanie

Ish-presidenti i Tesla-s zbulon formulën për rritjen e shpejtë të një kompanie

20/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Sot tentimi i 40-të me radhë për konstituimin e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës për herë të 50-të në përpjekje për konstituim – bllokada politike vazhdon

21/07/2025
Mot më stabil gjatë ditës në Kosovë dhe rajon

E hëna sjell vapë përvëluese në Kosovë dhe rajon – Temperaturat kapin 37°C

21/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info