Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Dy të pandehur përballen me kërkesë për paraburgim pas vdekjes së dy punëtorëve në Gjakovë

Prokuroria Themelore kërkon masë paraburgimi për dy të dyshuar pas një aksidenti fatal në vendin e punës.

Qendra Info by Qendra Info
22/07/2025
in Lajme
0
Gjakovë: Dy persona nën hetim për shantazh – kërkohet paraburgimi i tyre
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes Departamentit të Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Gjakovës për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të pandehurve me inicialet Xh.P. dhe A.M., lidhur me vdekjen e dy punëtorëve të ndërtimtarisë gjatë detyrës.

Sipas aktvendimit për fillimin e hetimeve, të pandehurit Xh.P., si përfaqësues i subjektit afarist NTSH “Sh…”, dhe A.M., si përfaqësues i “M.G.” Sh.P.K., dyshohen se nuk kanë siguruar masat e duhura mbrojtëse në vendin e punës, duke vepruar në kundërshtim me ligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë (Ligji nr. 04/L-161). Si pasojë e kësaj neglizhence, më 21 korrik 2025, rreth orës 08:16 në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, dy punëtorët H.J. dhe D.B. humbën jetën pasi ranë nga kati i tretë i një objekti në ndërtim.

Sipas hetimeve paraprake, në momentin e aksidentit punëtorët nuk ishin të pajisur me jelekë dhe helmeta mbrojtëse, mungonin pajisjet për siguri si litarët dhe parmakët, si dhe nuk ishin vendosur skelet mbrojtëse në zonën e punimeve. Gjatë punës në ndërtim, një dërrasë shkelëse, e vendosur jashtë kushteve teknike, është thyer, duke i rrëzuar të ndjerët nga një lartësi prej nëntë metrash. Vdekja e tyre është konstatuar nga raporti mjekësor i Spitalit Rajonal të Gjakovës.

Të dy të dyshuarit akuzohen për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, bazuar në nenin 358 paragrafi 7 në lidhje me paragrafët 2 dhe 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria ka theksuar se ekziston dyshimi i bazuar se veprimet e të pandehurve kanë qenë rezultat i pakujdesisë dhe shkeljes së detyrimeve ligjore, të cilat kanë çuar në pasojat tragjike.

Hetimet janë në vazhdim.

Related

Previous Post

Qentë robotë roje ndihmojnë Asylon të mbledhë 26 milionë dollarë në raundin Series B

Next Post

Presidentja Osmani dorëzon kërkesë në Kushtetuese: “Të mbrojmë rendin kushtetues – jo llogaritë politike”

Next Post
Presidentja Osmani dorëzon kërkesë në Kushtetuese: “Të mbrojmë rendin kushtetues – jo llogaritë politike”

Presidentja Osmani dorëzon kërkesë në Kushtetuese: "Të mbrojmë rendin kushtetues – jo llogaritë politike"

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.