Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kryeministri Kurti pret në takim lamtumirës ambasadoren sllovene: “Minca Benedejqiq, mike e përhershme e Kosovës”

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim lamtumirës ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, znj. Minca Benedejqiq, me rastin e përfundimit të mandatit të saj diplomatik në vendin tonë.

Qendra Info by Qendra Info
22/07/2025
in Lajme
0
Kryeministri Kurti pret në takim lamtumirës ambasadoren sllovene: “Minca Benedejqiq, mike e përhershme e Kosovës”
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë takimit, Kryeministri Kurti vlerësoi lart bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm gjatë katër viteve të fundit, duke theksuar marrëdhëniet shumë të mira bilaterale dhe miqësinë e fortë ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

“Ambasadorja Benedejqiq ka dhënë një kontribut të çmuar në forcimin e marrëdhënieve tona, si dhe në mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik”, deklaroi Kurti.

Ai e falënderoi ambasadoren për angazhimin e saj të vazhdueshëm në promovimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve, duke nënvizuar se ajo do të mbetet një mike e përhershme e Kosovës dhe gjithmonë e mirëseardhur.

Takimi u mbyll me urimet më të mira të Kryeministrit për sukseset e radhës të ambasadores Benedejqiq në karrierën e saj diplomatike.

Related

Previous Post

Presidentja Osmani dorëzon kërkesë në Kushtetuese: “Të mbrojmë rendin kushtetues – jo llogaritë politike”

Next Post

Ministria e Shëndetësisë apel për masa mbrojtëse ndaj vapës: Rrezik për punëtorët dhe grupet e ndjeshme

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.