Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kosova nderon heronjtë në Ditën Memoriale të Policëve të rënë në krye të detyrës

Qendra Info by Qendra Info
26/07/2025
in Lajme
0
Kosova nderon heronjtë në Ditën Memoriale të Policëve të rënë në krye të detyrës
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nën patronatin e Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, kolonel Gazmend Hoxha, Policia e Kosovës organizon një sërë aktivitetesh për të shënuar 14-vjetorin e rënies së Heroit Enver Zymeri si dhe Ditën Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës.

Kjo ditë përkujtimore nis herët në mëngjes me vizita në familjet e heronjve dhe homazhe në vendet ku ata prehen, për të nderuar sakrificën dhe kontributin e tyre në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend.

Agjenda e aktiviteteve për 26 korrik 2025:

  • 08:00 – Vizitë te familja e policit të rënë Muhamed Lika në Kaçanik
    ➤ Pjesëmarrës: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe menaxhmenti i PK-së

  • 09:00 – Homazhe shtetërore në Lapidarin e Policëve të rënë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë
    ➤ Pjesëmarrës: Personalitete të larta shtetërore

  • 10:00 – Homazhe te varri i Heroit Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë, Vushtrri

  • 10:15 – Vizitë në familjen e Heroit Afrim Bunjaku
    ➤ Pjesëmarrës: Personalitete të larta shtetërore

  • 10:45 – Homazhe te varri i Heroit Enver Zymeri në fshatin Dubovc, Vushtrri

  • 11:30 – Vizitë në familjen e Heroit Enver Zymeri në Vushtrri
    ➤ Pjesëmarrës: Personalitete të larta shtetërore

  • 12:30 – Homazhe në lapidarin në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri në Varage – Zubin Potok
    ➤ Pjesëmarrës: Personalitete të larta shtetërore

Aktivitete sportive në nderim të heronjve

Në kuadër të kësaj dite, do të zhvillohen edhe aktivitete sportive që simbolizojnë përkushtimin dhe unitetin – përfshirë ecje, çiklizëm, vozitje me motorë dhe gara me kajak. Marshutat sportive do të shtrihen nga jugu në veri të Kosovës, përmes vendit të rënies së Heroit Zymeri në Varage – Zubin Potok.

  • 17:00 – Ceremonia e pritjes së marshuesve në Qendrën për Trajnim për Kërkim-Shpëtim “Berim” në Zubin Potok – Ujman

Related

Previous Post

IKShPK apel qytetarëve: Kujdes nga vala e të nxehtit, rritet rreziku për shëndetin

Next Post

Izraeli asgjëson 70 kamionë ndihma për Gazën: Ushqimet kishin skaduar pas bllokadës në kufi

Next Post
Izraeli asgjëson 70 kamionë ndihma për Gazën: Ushqimet kishin skaduar pas bllokadës në kufi

Izraeli asgjëson 70 kamionë ndihma për Gazën: Ushqimet kishin skaduar pas bllokadës në kufi

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.