Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Akt vandal në Prizren – Dëmtohet shtatorja e Skënderbeut, institucionet kërkojnë ndëshkimin e autorëve

Qendra Info by Qendra Info
30/07/2025
in Lajme
0
Akt vandal në Prizren – Dëmtohet shtatorja e Skënderbeut, institucionet kërkojnë ndëshkimin e autorëve
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas përdhosjes së flamurit kombëtar në Suharekë disa ditë më parë, një tjetër akt vandal ka tronditur opinionin publik në Kosovë. Kësaj radhe, objektiv i sulmit është bërë shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren. Sipas informacioneve zyrtare, pjesë të monumentit – përkrenarja dhe shpata e heroit kombëtar – janë lyer me ngjyrë ari, duke shkaktuar indinjatë të gjerë.

Shoqata “Trojet e Arbrit” ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes, duke e cilësuar si një “sulm të shëmtuar dhe të qëllimshëm ndaj figurës më të ndritur të historisë sonë kombëtare”. Kryetari i shoqatës, Nue Oroshi, ka kërkuar përmes një reagimi në rrjete sociale që organet e sigurisë dhe drejtësisë të veprojnë menjëherë dhe të sjellin para drejtësisë autorët e aktit.

“Ky është një akt i papranueshëm, një provokim i qëllimshëm që cenon jo vetëm figurën e Skënderbeut, por edhe krenarinë tonë kombëtare,” ka theksuar Oroshi.

Ndërkohë, Policia Rajonale e Prizrenit ka konfirmuar se është duke hetuar rastin. Zyrtarët policorë kanë njoftuar se zona ku ndodhet shtatorja është e mbuluar me kamera sigurie, të cilat mund të jenë kyçe për identifikimin e autorëve të mundshëm. Hetimet do të zhvillohen në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë kompetente.

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut është vendosur më 28 nëntor të vitit 2020 në rrethrrotullimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Prizren dhe konsiderohet si një nga simbolet më të rëndësishme historike dhe kombëtare të qytetit. Dëmtimi i saj ka ngjallur reagime të forta në opinion dhe në qarqet e shoqërisë civile, të cilat e shohin këtë veprim si një përpjekje për të provokuar ndjenja patriotike dhe për të sfiduar identitetin kombëtar.

Related

Previous Post

Më Mirë Vonë se Kurrë: SHBA Hyn në Garën për Metalet e Rralla të Tokës

Next Post

BE-ja shpall listën e 18 vendeve përfituese nga skema mbrojtëse SAFE prej 150 miliardë eurosh – Mbretëria e Bashkuar ende në pritje

Next Post
BE-ja shpall listën e 18 vendeve përfituese nga skema mbrojtëse SAFE prej 150 miliardë eurosh – Mbretëria e Bashkuar ende në pritje

BE-ja shpall listën e 18 vendeve përfituese nga skema mbrojtëse SAFE prej 150 miliardë eurosh – Mbretëria e Bashkuar ende në pritje

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.