Nga data 1 gusht 2025, qytetarët që nuk kanë ndërlidhur adresën e tyre zyrtare nuk do të mund të përdorin disa prej shërbimeve elektronike në platformën e-Kosova dhe në e-kioskat publike.
Sipas njoftimit zyrtar, për të gjithë qytetarët që nuk e kanë deklaruar adresën e saktë në sistem, do të kufizohet lëshimi i dokumenteve të mëposhtme të gjendjes civile:
- Ekstrakti i lindjes
- Certifikata e vendbanimit
- Certifikata e shtetësisë
- Certifikata e bashkësisë familjare
Ndërkaq, nuk do të ketë kufizime për këto dokumente:
- Certifikata e lindjes
- Certifikata e martesës
- Certifikata e gjendjes martesore
- Certifikata e vdekjes
Po ashtu, qytetarët do të mund të vazhdojnë regjistrimet e reja për:
- Lindje
- Martesë
- Vdekje
Ku mund të bëhet ndërlidhja e adresës zyrtare?
Qytetarët mund të kryejnë këtë procedurë në:
- Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK) – sportelet 1 dhe 2 në objektin e vjetër të Komunës së Kryeqytetit
- Sportelet e gjendjes civile në objektin e ri të Komunës
- Online, përmes platformës e-Kosova
Shënim i rëndësishëm: Formularët dhe deklaratat për ndërlidhjen e adresës zyrtare duhet të ruhen në dosje të veçanta, të ndara nga dosjet për regjistrimet apo verifikimet e lindjes, martesës dhe vdekjes.
Për çdo informacion shtesë, qytetarët ftohen të kontaktojnë sportelet e gjendjes civile ose të drejtohen te Komuna e Kryeqytetit.