I pandehuri M.A ka pranuar fajësinë për dhunën e ushtruar gjatë protestës së 29 majit 2023 në Zveçan, ku ishin të pranishëm ushtarët e KFOR-it dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), M.A është akuzuar për disa vepra penale, përfshirë:
-
Sulm ndaj personit zyrtar,
-
Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale – huliganizëm,
-
Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge,
-
Posedim i paautorizuar i armëve.
Pas ngritjes së aktakuzës, Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të arritur mes PSRK-së dhe të pandehurit, duke shqiptuar një dënim unik prej 4 vjetësh e 11 muaj burgim efektiv, si dhe një gjobë prej 20 mijë eurosh.
Prokuroria Speciale ka ritheksuar përkushtimin e saj për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës, duke theksuar se rastet e tilla do të trajtohen me prioritet të lartë dhe me zero tolerancë ndaj dhunës dhe veprave penale.