E marte, në Kosovë parashikohet mot relativisht i freskët, me vranësira dhe intervale kohore me diell. Sipas shërbimeve meteorologjike, në disa zona priten reshje shiu dhe rrebeshe lokale të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 22 deri në 26 gradë Celsius.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi pritet mot i paqëndrueshëm. Intervalet me diell do të ndërpriten nga zhvillimi i vranësirave, të cilat mund të sjellin rrebeshe lokale shiu, si dhe aktivitet elektrik atmosferik me bubullima dhe vetëtima.
Pavarësisht intervaleve të kthjellta, kushtet e motit do të dominohen nga paqëndrueshmëria, ndaj qytetarëve u rekomandohet kujdes gjatë orëve të pasdites kur priten intensifikime të mundshme të reshjeve.