Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të shpallur në kërkim, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhëresë aktive nga gjykata për vuajtjen e dënimit me burgim.
Operacioni policor është zhvilluar në Drenas, ku njësitet e stacionit policor lokal, të përkrahura nga Njësia e Reagimit të Shpejtë, kanë ndërmarrë një aksion të befasishëm që ka rezultuar me arrestimin e të kërkuarit:
-
M. M., mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte dënuar me tri vite burgim për veprën penale “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale të Grabitjes”.
Pas arrestimit, i dënuari është dërguar menjëherë për vuajtjen e dënimit në institucionin përkatës korrektues.
Policia e rajonit të Prishtinës ka theksuar se do të vazhdojë pa ndërprerje veprimet për kapjen e personave në kërkim dhe zbatimin e urdhër-arresteve të gjykatave në të gjithë territorin e Kosovës.