Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Kulturë

Ministri Çeku: Kulla e Sheremetit, një pasuri historike e Dukagjinit

Qendra Info by Qendra Info
08/08/2025
in Kulturë
0
Ministri Çeku: Kulla e Sheremetit, një pasuri historike e Dukagjinit
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka ndarë pamje dhe komente mbi gjendjen e Kullës së Sheremetit në qytetin e Pejës, duke theksuar rëndësinë e saj historike dhe faktin se objekti është restauruar nga Ministria e Kulturës.

“Kulla e Sheremetit ruan shumë histori brenda mureve të gurit. Është ndër monumentet më të veçanta të Dukagjinit,” shkroi Çeku në një postim në rrjetet sociale, duke treguar ndryshimin nga gjendja në të cilën ishte gjetur deri te rikthimi i saj sot pas restaurimit.

Ky objekt, i ndërtuar me gurë dhe i lidhur ngushtë me trashëgiminë historike të rajonit, është një nga destinacionet më të vizituara në Pejë dhe simbol i identitetit kulturor të zonës së Dukagjinit. Restaurimi i saj është pjesë e angazhimeve të Ministrisë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kombëtare.

Related

Previous Post

Rama: Çlirojmë hapësirat publike në Shkodër, pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0”

Next Post

Prizren – Aktakuzë për fajde dhe bixhoz të paligjshëm ndaj F.Sh.

Next Post
Prizren – Aktakuzë për fajde dhe bixhoz të paligjshëm ndaj F.Sh.

Prizren – Aktakuzë për fajde dhe bixhoz të paligjshëm ndaj F.Sh.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.