Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Prizren – Aktakuzë për fajde dhe bixhoz të paligjshëm ndaj F.Sh.

Qendra Info by Qendra Info
08/08/2025
in Lajme
0
Prizren – Aktakuzë për fajde dhe bixhoz të paligjshëm ndaj F.Sh.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit F.Sh., i cili ndodhet në paraburgim që nga 9 dhjetori 2024. Ai akuzohet për veprat penale “Fajdeja” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, gjatë periudhës shtator 2023 – dhjetor 2024, i pandehuri ka dhënë shuma të konsiderueshme parash me interes të lartë, duke përfituar nga gjendja e rëndë financiare e viktimës A.Z.. Shumat e huazuara varionin nga 2,000€ deri në 10,000€, me norma interesi që arrinin deri në 20%. Vetëm nga këto marrëveshje fajde, viktima ka paguar 14,600€ kamatë të paligjshme dhe mbetet debitor për edhe 21,400€ të tjera, ndërsa totali i kamatës së kërkuar arrin në 81,400€.

Hetuesit thonë se më 9 dhjetor 2024, në fshatin Shirokë të Suharekës, F.Sh. u kap në flagrancë nga Policia e Kosovës duke pranuar 5,000€ nga viktima, në emër të kamatave të papaguara.

Gjithashtu, prokuroria e ngarkon të pandehurin me akuzën se gjatë periudhës janar – prill 2024 ka organizuar dhe marrë pjesë në aktivitete të bixhozit të paligjshëm, me qëllim përfitimi financiar.

Rasti pritet të dalë në gjykatë, ndërsa Prokuroria Themelore në Prizren ka paralajmëruar se do të kërkojë dënim maksimal për veprimtarinë e dyshuar kriminale të të pandehurit.

Related

Previous Post

Ministri Çeku: Kulla e Sheremetit, një pasuri historike e Dukagjinit

Next Post

Kosovë – 58 raste të reja të trajtuara nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave në vetëm një javë

Next Post
Kosovë – 58 raste të reja të trajtuara nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave në vetëm një javë

Kosovë – 58 raste të reja të trajtuara nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave në vetëm një javë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.