Një megaoperacion i përbashkët mes Prokurorisë së Posaçme (SPAK), EUROPOL-it dhe autoriteteve të drejtësisë nga disa vende të Bashkimit Evropian ka zbuluar një rrjet të mirëorganizuar kriminal që trafikon kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës Perëndimore. Në kuadër të këtij operacioni janë kërkuar 16 masa sigurie për të dyshuarit, përfshirë 14 masa “arrest me burg” dhe 2 “detyrim paraqitje”.
Operacioni ka zbardhur një skemë të sofistikuar trafiku ndërkombëtar të drogës dhe pastrimi parash. Sipas burimeve zyrtare, gjatë hetimeve janë sekuestruar gjithsej 17 tonë kokainë, në një prej goditjeve më të mëdha të krimit të organizuar në rajon.
Në mesin e personave për të cilët është caktuar masa e “arrestit me burg”, janë katër vëllezërit Çela – Elvis, Ardian, Albin dhe Riza Çela – të cilët konsiderohen si bërthama kryesore e grupit kriminal. Po ashtu, mes të dyshuarve ndodhet edhe Fadil alias Jul Balla, pronar i kompleksit turistik “Ajman Resort” në Durrës, si dhe Franc Çopja, i arrestuar më parë në Belgjikë dhe i identifikuar si një nga drejtuesit e grupit me origjinë nga Elbasani.
Lista e personave të përfshirë në dosjen e SPAK:
-
Riza Çela
-
Ardian Çela
-
Albin Çela
-
Elvis Çela (katër vëllezërit)
-
Fadil alias Jul Balla (pronar i Ajman Resort)
-
Franc Çopja (i arrestuar në Belgjikë)
-
Petrit Sulejmani alias Lakatos
-
Mariglen Kamami
-
Denis Daja
-
Kujtim Gjyla
-
Renato Musaka
-
Vilson Pepa
-
Dition Pepa (detyrim paraqitje)
-
Miklovan Mullai
-
Gert Çerma
Hetimet për këtë rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës vazhdojnë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët evropianë, ndërsa pritet të ketë edhe arrestime të tjera në vendet e BE-së ku janë zbarkuar hetimet. SPAK dhe EUROPOL theksojnë se goditja ndaj këtij grupi është një sinjal i fortë për bashkëpunimin ndërkombëtar kundër krimit të organizuar.