Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

IPK rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve policorë në Gjilan për dyshime lidhur me vrasjen trefishtë

Qendra Info by Qendra Info
11/08/2025
in Lajme
0
IPK rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve policorë në Gjilan për dyshime lidhur me vrasjen trefishtë
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur një hetim paraprak për të verifikuar nëse ka pasur lëshime ose përfshirje të mundshme të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veprimtarinë kriminale të një të dyshuari të shpallur në kërkim për vrasjen trefishtë që ndodhi në Gjilan.

Për të siguruar integritetin e hetimeve dhe për të shmangur çdo ndikim mbi dëshmitarë ose prova, IPK ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan. Rekomandimi është zbatuar nga Policia e Kosovës, duke përfshirë:

  • Një rreshter policor dhe një hetues nga Njësia e Hetimeve Rajonale, Drejtoria Rajonale e Gjilanit;

  • Një rreshter policor, shef i hetimeve në Stacionin Policor të Novobërdës;

  • Një zyrtar policor i Njësisë së Reagimit të Shpejtë, Drejtoria Rajonale e Gjilanit.

IPK, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, po zhvillon hetime penale paraprake ndaj të suspenduarve për dyshime të përfshirjes në veprimtari të kundërligjshme me elemente të veprës penale. Hetimet janë ende në fazën fillestare dhe përfshijnë mbledhjen e provave materiale, marrjen e deklaratave dhe veprime të tjera procedurale.

Related

Previous Post

​“Qendra e fajdeve”, grafite para Gjykatës në Gjilan

Next Post

Ministria e Drejtësisë reagon pas vrasjes trefishtë në Gjilan: “Lirimi i të dyshuarve, neglizhencë e rëndë institucionale”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.