Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Liderët e BE-së: Ukraina ka të drejtë të vendosë për të ardhmen e saj – Hungaria refuzon nënshkrimin

Qendra Info by Qendra Info
12/08/2025
in Lajme
0
BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte masa e fundit
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, me përjashtim të Hungarisë, kanë miratuar një deklaratë të përbashkët ku theksojnë se populli ukrainas duhet të ketë lirinë për të vendosur vetë për të ardhmen e tij. Dokumenti u aprovua vonë të hënën dhe u publikua të martën, vetëm pak ditë para samitit të planifikuar të së premtes mes Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaskë.

Në deklaratë thuhet se negociatat kuptimplote “mund të zhvillohen vetëm në kontekstin e një armëpushimi ose reduktimi të armiqësive”, duke nënvizuar se çdo marrëveshje paqeje duhet të mbrojë interesat jetësore të sigurisë së Ukrainës dhe Evropës.

BE-ja mirëpriti përpjekjet e presidentit amerikan për t’i dhënë fund luftës së nisur nga Rusia, por paralajmëroi se pa Ukraina në tryezë nuk mund të ketë vendimmarrje për paqen. Trump ndërkohë ka konfirmuar se me Putinin do të diskutojë edhe për “shkëmbimin e territoreve”, ndërsa mbetet e paqartë nëse Ukraina do të marrë pjesë në samit.

Deklarata thekson se paqja e qëndrueshme duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare, pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe parimin se kufijtë nuk ndryshohen me forcë. BE-ja premton vazhdimin e mbështetjes politike, financiare, humanitare dhe ushtarake për Kievin, si dhe forcimin e sanksioneve kundër Federatës Ruse.

Sipas liderëve evropianë, një Ukrainë e aftë të mbrohet është thelbësore për garancitë e sigurisë në të ardhmen. BE-ja dhe shtetet anëtare shprehin gatishmërinë për të kontribuar në këto garanci, duke respektuar politikat dhe interesat e sigurisë të secilit vend anëtar.

Në fund, deklarata ripohon mbështetjen për rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe të drejtën e saj të lindur për të zgjedhur fatin e vet.

Related

Previous Post

Trump sulmon Zelenskyn dhe paralajmëron takim të mundshëm me Putinin në Alaskë

Next Post

Trump vendos Gardën Kombëtare në Uashington, DC – Merr kontrollin e policisë për “emergjencë krimi”

Next Post
Trump vendos Gardën Kombëtare në Uashington, DC – Merr kontrollin e policisë për “emergjencë krimi”

Trump vendos Gardën Kombëtare në Uashington, DC – Merr kontrollin e policisë për “emergjencë krimi”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.