Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Zgjedhjet lokale në Kosovë: Sot mbyllet afati për dorëzimin e listave të kandidatëve

Qendra Info by Qendra Info
13/08/2025
in Lajme
0
Certifikohen 10 subjekte politike dhe 64 kandidatë për zgjedhjet lokale 2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, në orën 23:59, përfundon afati për aplikimin e subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listave me kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025. Qytetarët e Kosovës do të votojnë për Kryetarët e Komunave dhe për anëtarët e Kuvendeve Komunale.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, kujtoi se periudha e aplikimit ka nisur më 26 qershor dhe përfundon sonte në mesnatë. Sipas tij, subjektet politike kanë të drejtë të zgjedhin komunat ku duan të garojnë, si dhe llojin e garës – vetëm për Kryetar Komune, vetëm për Kuvend Komunal, ose për të dyja njëkohësisht.

“Subjektet politike kanë të drejtën e plotë të vendosin në cilat komuna do të marrin pjesë. Po ashtu, ato përcaktojnë vetë nëse do të garojnë vetëm për Kryetar Komune, vetëm për Kuvend Komunal, apo për të dyja”, tha Elezi.

Deri më tani, KQZ ka certifikuar grupin e parë prej 10 subjektesh politike, që përfshin 2 iniciativa qytetare dhe 8 kandidatë të pavarur. Në total, janë 64 kandidatë të certifikuar: 5 për Kryetarë Komunash dhe 59 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

Related

Previous Post

DASH publikon raportin për Kosovën: Nuk pati ndryshime të mëdha në të drejtat e njeriut në vitin 2024

Next Post

10 Bimët Kryesore që Parandalojnë Trombozën

Next Post
10 Bimët Kryesore që Parandalojnë Trombozën

10 Bimët Kryesore që Parandalojnë Trombozën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.