Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KEK ndalon përkohësisht njësinë B1 për mirëmbajtje teknike dhe mbrojtje mjedisore

Qendra Info by Qendra Info
14/08/2025
in Lajme
0
KEK ndalon përkohësisht njësinë B1 për mirëmbajtje teknike dhe mbrojtje mjedisore
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se sonte, më 14 gusht 2025, në orën 23:59, do të ndërpresë përkohësisht operimin e njësisë B1 në Termocentralin “Kosova B”.

Pas një periudhe prej mbi 50 ditësh operimi pa ndërprerje, është konstatuar nevoja për ndërhyrje në elektrofilter si dhe për disa sanime të tjera të domosdoshme tekniko-teknologjike dhe mjedisore. KEK thekson se ndalimi i planifikuar bëhet për të mbrojtur pajisjet nga dëmtimet e mundshme dhe për të shmangur defekte të mëdha që mund të ndikojnë në procesin e prodhimit dhe në mjedis.

Ekipet teknike dhe profesionale të KEK-ut janë në gatishmëri të plotë për të nisur menjëherë inspektimin, identifikimin dhe sanimin e defekteve, në mënyrë që njësia B1 të rikthehet në operim sa më shpejt dhe me efikasitet më të lartë, sidomos në aspektin e mbrojtjes së mjedisit.

KEK riafirmon përkushtimin e saj për furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike, duke kontribuar në mbrojtjen e mjedisit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Related

Previous Post

Alaska, skena e një marrëveshjeje të madhe? Zbulohen detajet!

Next Post

Shkencëtarët koreanë prezantojnë lentën e parë të kontaktit OLED pa tel – revolucion në diagnostikimin e retinës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.