Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Përurohen katër ndërtesa të banimit social me efiçiencë të përmirësuar të energjisë

Qendra Info by Qendra Info
15/08/2025
in Lajme
0
Përurohen katër ndërtesa të banimit social me efiçiencë të përmirësuar të energjisë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, zëvendës shefin e seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, dhe drejtues të institucioneve vendore, mori pjesë në përurimin e rinovimeve për efiçiencë të energjisë në katër ndërtesa të banimit social në Komunën e Prishtinës – në zonën e Medresesë dhe Hajvali.

Nga këto ndërtesa përfitojnë 200 familje, ose 790 banorë. Rinovimet përfshijnë izolimin e mureve dhe kulmeve, vendosjen e dritareve dhe dyerve të reja, instalimin e sistemeve moderne të ngrohjes, interfonisë dhe masave kundër zjarrit. Analizat tregojnë se kursimi i energjisë do të jetë mes 47% dhe 62%.

Vlera e projektit arrin në 1.24 milion euro, me 90% të financuar nga Bashkimi Evropian dhe 10% nga Komuna e Prishtinës, ndërsa zbatimi është kryer nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë me mbështetje të Qeverisë së Kosovës.

“Në Prishtinë, përveç banesave sociale, kemi rinovuar edhe 15 objekte publike me vlerë rreth katër milionë euro dhe kemi mbështetur 425 familje me subvencione për izolim shtëpish. Këto janë hapa konkretë për ta bërë jetesën më të mirë dhe ndërtesat më të sigurta e të shëndetshme,” deklaroi kryeministri Kurti. Ai shtoi se në mandatin e ardhshëm synohet rinovimi i 400 objekteve publike në mbarë Kosovën.

Gjatë vizitës në Hajvali, kryeministri takoi operatorin ekonomik që realizoi punimet, si dhe një nga banorët, Sami Murtezin, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili jeton në objekt dhe kujdeset për mirëmbajtjen e tij.

Kryeministri falënderoi Bashkimin Evropian, Ministrinë e Ekonomisë, Komunën e Prishtinës dhe Fondin Kosovar për Efiçiencë të Energjisë për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë, prej të cilit përfitojnë drejtpërdrejt qytetarët.

Related

Previous Post

A Po Perëndon Françafrique? Rënia e Ndikimit Francez në Afrikë

Next Post

SpaceX prezanton ridizajnim radikal për raketën Super Heavy – synon më shumë stabilitet dhe kapje më efikase

Next Post
SpaceX prezanton ridizajnim radikal për raketën Super Heavy – synon më shumë stabilitet dhe kapje më efikase

SpaceX prezanton ridizajnim radikal për raketën Super Heavy – synon më shumë stabilitet dhe kapje më efikase

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.