Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Prapaskenat e telefonatës Trump–Zelensky: Putin i ofron “kushtet për paqe”, debati për garancitë në stilin e NATO-s

Qendra Info by Qendra Info
17/08/2025
in Lajme
0
“Emocionet janë rritur sot”- Zelensky për kritikat e Trump: Ukraina do veprojë në përputhje me Kushtetutën e saj
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Telefonata njëorëshe mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut ukrainas Volodymyr Zelensky ka sjellë zhvillime të reja në përpjekjet për paqe, por edhe tensione të reja. Biseda, e cila sipas burimeve nuk ka qenë aspak e lehtë, ka zbuluar kushtet që presidenti rus Vladimir Putin pret për t’i dhënë fund luftës.

Sipas uebsajtit Axios, Trump e ka telefonuar Zelenskyn nga bordi i Air Force One, pas samitit të 15 gushtit me Putinin. Fillimisht, ai kishte kërkuar një armëpushim të menjëhershëm, por pas takimit me liderin rus ka ndryshuar qasje: jo ndërprerje të luftimeve, por një marrëveshje paqeje të plotë, të cilën duhet ta përmbyllë Kievi.

Në bisedë, Trump ka përcjellë edhe mesazhet e Putinit, i cili pretendon se Rusia po bën përparime të mëdha në front dhe “mund ta marrë gjithë rajonin e Donbasit”. Zelensky i ka kundërshtuar deklaratat duke i quajtur të pavërteta.

Në diskutim është ngritur edhe çështja e shkëmbimit të territoreve. Burime të përfshira në bisedë thonë se Putin është i gatshëm të japë garanci se nuk do të pushtojë më zona të tjera, nëse Ukraina pranon të heqë dorë nga disa territore. Detajet, megjithatë, mbeten të paqarta.

Një pikë thelbësore e bisedës ka qenë ofrimi i garancive të sigurisë për Ukrainën. Sipas CNN, është diskutuar një model i ngjashëm me nenin 5 të NATO-s – mbrojtje kolektive në rast sulmi – por pa përfshirjen direkte të Aleancës. Fuqitë europiane kanë propozuar krijimin e një “forcë sigurie”, por theksojnë se pa angazhimin e SHBA-së, garancitë nuk mund të jenë efektive.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e ka konfirmuar se ky propozim është tashmë në tavolinë: “Vetëm garanci të forta dhe të besueshme mund të parandalojnë agresione të reja. Sot Presidenti Trump ka rimarrë idenë e garancive të sigurisë të frymëzuara nga neni 5 i NATO-s”.

Të hënën, Trump dhe Zelensky do të takohen ballë për ballë në Shtëpinë e Bardhë, ku pritet të diskutohen hapat konkretë drejt një marrëveshjeje paqeje. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Ukraina do të pranojë “kushtet” e vendosura nga Moska, apo nëse perëndimi do të sigurojë garanci të mjaftueshme për të mbrojtur Kievin nga sulme të ardhshme.

Related

Previous Post

Kosova të dielën me mot të paqëndrueshëm: reshje lokale dhe ulje temperaturash

Next Post

Bastisje në Deçan, arrestohen 13 persona për bixhoz të kundërligjshëm

Next Post
Bastisje në Deçan, arrestohen 13 persona për bixhoz të kundërligjshëm

Bastisje në Deçan, arrestohen 13 persona për bixhoz të kundërligjshëm

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.