Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Policia sekuestron mbi gjysmë kilogram marihuanë në një operacion pas mesnate

Qendra Info by Qendra Info
17/08/2025
in Lajme
0
I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjilan i njohur për Policinë e Kosovës
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një operacion i Policisë së Kosovës ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme narkotikësh në kryeqytet. Rasti është shënuar pas mesnatës së 17 gushtit 2025, rreth orës 00:20, në rrugën “Mujë Krasniqi”, te banesat U-1 në Prishtinë.

Gjatë patrullimit në kuadër të planit operativ “Parandalimi i veprave penale”, njësia policore ka hasur një person të dyshuar, i moshës rreth 20-25 vjeç, me trup të dobët dhe flokë të bardha të shkurtra. I dyshuari nuk iu bind urdhrit të ndalimit dhe u fut me shpejtësi në një ndërtesë, duke arritur t’i shmangej policisë.

Në vijim të kontrollit, policia ka gjetur në bodrumet e ndërtesës dy çanta krahu të mbushura me substanca të dyshuara narkotike, mjete për paketim dhe një peshore digjitale. Nga vendngjarja janë sekuestruar si prova materiale:

  • Një qese me marihuanë, peshë 1.4 gram

  • Një qese me marihuanë, peshë 179.1 gram

  • Një qese me marihuanë, peshë 144.3 gram

  • Një qese me 30 paketime të vogla me marihuanë, peshë totale 46.2 gram

  • Një qese me marihuanë, peshë 164.8 gram

  • Qindra qese të vogla për paketim

  • Një peshore elektronike

  • Një palë doreza të zeza

Sasia totale e narkotikëve të sekuestruar arrin në 535.8 gram marihuanë.

Me urdhër të Prokurores kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, rasti është klasifikuar si “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Hetimet e mëtejme po zhvillohen nga Njësia për Hetimin e Narkotikëve në Prishtinë.

Related

Previous Post

Horoskopi Javor: Mundësi Dashurie për Virgjëreshën, Sukses Financiar për Demin

Next Post

Zelenskyy shkon në Uashington me liderët kryesorë evropianë për bisedime me Trump

Next Post
Zelenskyy shkon në Uashington me liderët kryesorë evropianë për bisedime me Trump

Zelenskyy shkon në Uashington me liderët kryesorë evropianë për bisedime me Trump

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.