Dy të rinj janë arrestuar sot në mëngjes nga Policia e Kosovës, pas një grabitjeje të raportuar në rrugën Isa Kastrati në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00, kur njësitë policore të kryeqytetit morën informacionin për incidentin dhe reaguan menjëherë. Falë ndërhyrjes së shpejtë nga stacioni Veriu, janë arrestuar dy të dyshuarit:
-
E.L., mashkull, 17 vjeç, shtetas i Kosovës
-
L.G., mashkull, 17 vjeç, shtetas i Kosovës
Të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit. Hetuesit po vazhdojnë të kryejnë të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale lidhur me këtë rast.
Policia bën apel për çdo person që ka informacion shtesë lidhur me ngjarjen që të kontaktojë njësitë kompetente.