Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hykmete Bajrami: Shpenzimet qendrore pa investime kapitale, qeverisja Kurti “trashëgimi zero”

Qendra Info by Qendra Info
18/08/2025
in Lajme
0
Hykmete Bajrami: Shpenzimet qendrore pa investime kapitale, qeverisja Kurti “trashëgimi zero”
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër mënyrën e menaxhimit të buxhetit nga Qeveria Kurti, duke e cilësuar si një qeverisje pa asnjë trashëgimi zhvillimore.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, shpenzimet buxhetore arrijnë shumën prej 1,412 miliardë euro, prej të cilave:

  • 391 milionë euro janë shpenzime të komunave,

  • ndërsa 1,021 miliardë euro janë shpenzime të nivelit qendror.

Nga kjo shumë, Bajrami thekson se ka një dallim të madh në përqindjen e investimeve kapitale:

  • Komunat kanë shpenzuar 105 milionë euro në investime kapitale, që përbëjnë 27% të buxhetit të tyre,

  • ndërsa niveli qendror ka dedikuar vetëm 138 milionë euro për investime kapitale, apo vetëm 13% të buxhetit të shpenzuar.

“Kurti në pesë vjet pushtet nuk ka lënë asnjë shenjë pozitive: asnjë rrugë, asnjë urë, asnjë hekurudhë, asnjë kapacitet energjetik. Trashëgimia e tij qeverisëse është baras me zero,” – ka deklaruar Bajrami.

Ajo ka shtuar se qytetarët e Kosovës nuk do të kenë mundësinë të përmendin ndonjë projekt të madh infrastrukturor që është ndërtuar gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

Deputetja ka përmendur gjithashtu se buxheti i paraparë për investime kapitale në vitin 2025 është 931 milionë euro, por në gjashtëmujorin e parë janë realizuar vetëm 243 milionë euro, prej të cilave 105 milionë euro janë realizuar nga komunat.

Related

Previous Post

Haradinaj: Milionat e Kosovës po përfundojnë në Beograd përmes blerjes së energjisë

Next Post

Rusia godet Ukrainën përpara samitit Trump–Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë

Next Post
Rusia godet Ukrainën përpara samitit Trump–Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë

Rusia godet Ukrainën përpara samitit Trump–Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.