Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Policia e Kosovës arreston dy persona për fajde në Prishtinë, një tjetër në kërkim

Qendra Info by Qendra Info
20/08/2025
in Lajme
0
Policia në Mitrovicë e Ferizaj sekuestron armë dhe arreston të dyshuar për incidente të dhunshme
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ka realizuar sot një operacion policor që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për veprën penale të “fajdes”.

Të dyshuarit, të identifikuar me inicialet B.F. (1977) dhe A.F. (1986), dyshohet se përmes presioneve të vazhdueshme kanë detyruar një viktimë të paguante shuma të ndryshme parash si interes për fajde. Përveç kësaj, ata dyshohet se kanë tentuar të përfitojnë edhe njësi banesore në ndërtim që ishin në pronësi të viktimës.

Policia njofton se B.F. është arrestuar në flagrancë gjatë pranimit të parave, ndërsa A.F. është ndaluar në banesën e tij. Një i dyshuar tjetër, B.B. (1985), nuk është gjetur në shtëpi gjatë aksionit, por është lënë ftesë për paraqitje në polici.

Me urdhër të gjykatës, janë kontrolluar tre vendbanime të të dyshuarve, ku janë sekuestruar prova materiale që do të përdoren në procedurat penale.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka lëshuar aktvendim për ndalim ndaj B.F. dhe A.F., ndërsa hetimet ndaj personave të përfshirë po vazhdojnë.

Related

Previous Post

ShBA sanksionon ish-gjyqtarin e Speciales të fazës paraprake në rastin e Thaçit

Next Post

Izraeli nis sulme diplomatike ndaj aleatëve perëndimorë përpara njohjes së shtetësisë palestineze

Next Post
Izraeli nis sulme diplomatike ndaj aleatëve perëndimorë përpara njohjes së shtetësisë palestineze

Izraeli nis sulme diplomatike ndaj aleatëve perëndimorë përpara njohjes së shtetësisë palestineze

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.