E enjte, në Kosovë pritet mot i nxehtë me temperatura deri në 35°C, i shoqëruar me zagushi dhe erëra nga jugperëndimi. Pas mbrëmjes parashikohet destabilizim i motit me rrebeshe shiu, vetëtima dhe bubullima.
Edhe Shqipëria do të përballet me ditë të nxehtë dhe kryesisht me diell, ndërsa në mbrëmje priten stuhi lokale që gjatë natës do të shtrihen në veri, qendër dhe deri në jug të vendit.