Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar nga një aksident i rëndë trafiku që ndodhi mëngjesin e sotëm në Dollc të Klinës. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai shtoi se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës.
Sipas raportimeve fillestare, aksidenti ndodhi kur një veturë dhe një autobus me udhëtarë u përplasën ndërmjet vete.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe rrethanat në të cilat ndodhi përplasja.