Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

PDK ankimon në Kushtetuese vendimin e ZRRE-së për tregun e lirë të energjisë

Qendra Info by Qendra Info
21/08/2025
in Lajme
0
PDK ankimon në Kushtetuese vendimin e ZRRE-së për tregun e lirë të energjisë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka deponuar sot një ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), i cili detyron mbi 1,300 biznese të kalojnë në të ashtuquajturin treg të lirë të energjisë.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, deklaroi se ky hap është ndërmarrë për të mbrojtur interesin publik, ekonominë e vendit dhe qindra mijëra vende të punës.

“Sapo deponuam kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës për anulimin e vendimit të ZRRE-së, e cila në mënyrë të dhunshme nxjerr rreth 1,300 biznese në të ashtuquajturin treg të lirë, sepse treg të lirë të energjisë elektrike në Kosovë nuk ka”, tha Tahiri.

Ai theksoi se ky vendim, i cili është legjitimuar edhe nga Gjykata Themelore dhe Apeli, është në kundërshtim me rendin kushtetues dhe dëmton drejtpërdrejt ekonominë. Për këtë arsye, PDK i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të marrë një masë të përkohshme për pezullimin e zbatimit të tij.

Tahiri shtoi se përfitues të këtij vendimi janë vetëm këshilltarë të afërt me kryeministrin Albin Kurti.
“Tashmë është një grup i ngushtë kriminal, që sillet rreth zyrës së kryeministrit, këshilltarë të kryeministrit, të cilët shesin energji elektrike. Bizneset janë të detyruara ta blejnë atë rreth 280 për qind më shtrenjtë se sa e paguanin deri para pak muajve”, u shpreh ai.

Related

Previous Post

Kushtetuesja rrëzoi nenin që përjashtonte kujdesin mendor nga spitalet – FSSHK e quan fitore për sektorin publik

Next Post

E vrau Sadri Sadriun për hakmarrje, caktohet seanca fillestare për zyrtarin policor Festim Ramadani

Next Post
E vrau Sadri Sadriun për hakmarrje, caktohet seanca fillestare për zyrtarin policor Festim Ramadani

E vrau Sadri Sadriun për hakmarrje, caktohet seanca fillestare për zyrtarin policor Festim Ramadani

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.