Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Valë reshjesh dhe stuhi në rajon, temperaturat deri në 29°C

Qendra Info by Qendra Info
22/08/2025
in Lajme
0
Mot i paqëndrueshëm në Kosovë dhe rajon të premten – rrebeshe lokale shiu dhe mundësi për breshër
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një valë reshjesh dhe rrebeshesh të fuqishme shiu pritet të godasë Kosovën gjatë natës së së enjtes ose në orët e para të së premtes. Reshjet nuk do të përfshijnë gjithë territorin, por kryesisht zona të caktuara.

E premtja në Kosovë do të sjellë mot me diell dhe vranësira lokale, ndërsa pasdite pritet zhvillim i fuqishëm konvektiv në pjesën veriore dhe verilindore, me rrebeshe lokale shiu, vetëtima dhe bubullima. Në pjesët tjera, reshjet do të jenë më të izoluara. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 28-29°C.

Në Shqipëri, gjatë natës priten stuhi të fuqishme shiu me bubullima, vetëtima dhe mundësi për breshër. Stuhitë do të lëvizin nga veriu dhe veriperëndimi drejt qendrës e jugut. Edhe dita e premte do të jetë me vranësira dhe rrebeshe të shpeshta shiu.

Maqedonia e Veriut parashikohet të ketë mot me diell dhe vranësira lokale, me reshje vetëm në disa zona të izoluara, ngjashëm si në Luginën e Preshevës. Ndërkohë, Mali i Zi do të përballet me vranësira të dendura dhe rrebeshe të shpeshta shiu shoqëruar me bubullima.

Related

Previous Post

Aksident në Lupç, pesë të lënduar

Next Post

Fluksi në kufi: Kolona deri në 800 metra në Dheu i Bardhë, pritje të lehta në pikat tjera

Next Post
Përditësim nga kufiri: Mërgimtarët po presin deri në 25 minuta për të hyrë në Kosovë

Fluksi në kufi: Kolona deri në 800 metra në Dheu i Bardhë, pritje të lehta në pikat tjera

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.