Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

GJKKO lë në burg Ilir Metën: “Rrezikon të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët” – Pozita e tij rëndohet pas marrjes të pandehur

Qendra Info by Qendra Info
22/08/2025
in Lajme
0
GJKKO lë në burg Ilir Metën: “Rrezikon të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët” – Pozita e tij rëndohet pas marrjes të pandehur
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për lehtësimin e masës së sigurisë, duke vendosur që ai të mbetet në qeli. Meta mbahet në paraburgim që prej tetorit të vitit të kaluar, pasi u mor i pandehur nga SPAK për aferën CEZ-DIA dhe çështjen e lobimit të LSI-së në SHBA.

Në vendimin e zbardhur, gjyqtari Erjon Çela argumenton se Meta paraqet rrezik të lartë për prishjen e provave dhe intimidimin e dëshmitarëve, ndryshe nga pretendimet e mbrojtjes.

“Gjykatat kanë vlerësuar se ekziston rrezik eminent që liria e pakushtëzuar e të pandehurit Ilir Meta të helmojë provat apo të rrezikojë gjetjen dhe fiksimin e tyre në gjendjen natyrore,” thuhet në vendim.

Sipas gjyqtarit Çela, për shkak të funksioneve që Meta ka pasur dhe pozicionit të tij politik, ai ka mundësi reale për të ushtruar ndikim mbi dëshmitarë dhe mbi procesin e mbledhjes së provave.

Gjykata thekson gjithashtu se pozita procedurale e Metës është rënduar, pasi nga një person nën hetim, tashmë ai është marrë zyrtarisht i pandehur, me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Më 4 gusht, SPAK komunikoi mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes në gjykatë, ndërsa Meta vijon të qëndrojë në paraburgim me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Related

Previous Post

Anton Quni: Besnikëria është themeli i politikës, nuk mund t’i besohet posti atij që ka ndryshuar anë

Next Post

Studimet e reja rrëzojnë mitin e konsumit të moderuar të alkoolit

Next Post
Studimet e reja rrëzojnë mitin e konsumit të moderuar të alkoolit

Studimet e reja rrëzojnë mitin e konsumit të moderuar të alkoolit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.