Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Avdyli kritikon ashpër dezertimin politik: “Nga fjalimet kundër PDK-së, te bashkimi me ta”

Qendra Info by Qendra Info
22/08/2025
in Lajme
0
Avdyli kritikon ashpër dezertimin politik: “Nga fjalimet kundër PDK-së, te bashkimi me ta”
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti Haxhi Avdyli ka reaguar ashpër duke e cilësuar si “dezertim politik” kalimin nga fjalimet demagogjike kundër Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veselit, Hashim Thaçit dhe ShIK-ut, në bashkëpunim me ta.

Avdyli ka theksuar se kjo sjellje është e papranueshme, sidomos kur bëhet “kundër vajzës së Jusuf Gërvallës, aktivistes dhe koleges së idealit rugovian”. Ai rikujtoi se disa figura politike kishin deklaruar se “kur të përfundonin ata pas grilave, do ta linin politikën”, por sot janë ende aktivë dhe bashkëpunues me ta.

Sipas tij, qytetarët janë tradhtuar, pasi premtimet elektorale u zëvendësuan me interesa të pushtetit, duke u bërë bashkë “të kuq, të kaltër e të zinj”. Avdyli shtoi se Donika Gërvalla ka mbetur e palëkundur në parimet rugoviane, ndërsa të tjerët kanë braktisur idealet për interesa politike.

Në fund, ai ngriti pyetjen: “Tash kë do të akuzoni për vrasjet e pasluftës, kur edhe ato po rezultojnë se ishin vetëm për efekte elektorale?”

Related

Previous Post

Tare rrëzon filozofinë e Berlusconit, bëhet ‘tregtari’ më i madh i Milanit në 40 vitet e fundit

Next Post

Macron, Merz dhe Tusk vizitojnë Moldavinë me mesazh të qartë për Moskën

Next Post
Macron, Merz dhe Tusk vizitojnë Moldavinë me mesazh të qartë për Moskën

Macron, Merz dhe Tusk vizitojnë Moldavinë me mesazh të qartë për Moskën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.