Instituti Hidrometeorologjik njofton se nesër, e shtunë, në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpeshta lokale. Kushtet atmosferike do të jenë kryesisht të thata, ndërsa pritet të fryjnë erëra të freskëta nga veriu dhe verilindja. Në zona të izoluara mund të ketë reshje të lehta shiu.
Temperaturat do të sillen nga 12°C minimalja, deri në 26°C maksimalja.
Edhe në rajon pritet mot i ngjashëm. Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Pasdite, në Shqipëri dhe në perëndim të Maqedonisë së Veriut, parashikohen rrebeshe lokale shiu të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë. Në pjesët tjera të rajonit parashihet mot kryesisht i thatë, me reshje të izoluara e të pakta.