Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për gjendjen e fluksit në pikat e kalimit kufitar, mëngjesin e së premtes, më 23 gusht 2025.
Sipas të dhënave zyrtare, gjendja paraqitet e qetë në shumicën e pikave, me pritje prej vetëm 3 deri në 5 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje. Megjithatë, në disa pika kufitare është regjistruar fluks i shtuar dhe kolona të gjata.
-
Merdarë: pritje 5-10 minuta në hyrje dhe 120-150 minuta në dalje. Kolona në dalje arrin deri në 1200 metra.
-
Dheu i Bardhë: pritje 3-5 minuta në hyrje dhe deri në 80 minuta në dalje. Kolona e automjeteve në dalje shkon në 450 metra.
-
Jarinjë: pritje 3-5 minuta në hyrje dhe 40-50 minuta në dalje, me kolonë deri në 500 metra.
-
Mutivodë: pritje 3-5 minuta në hyrje dhe 5-10 minuta në dalje, me kolonë deri në 50 metra.
Në të gjitha pikat tjera të kalimit kufitar – si Bërnjak, Glloboqicë, Hani i Elezit, Kullë, Muçibabë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq dhe Vërmicë – lëvizja e automjeteve dhe kamionëve zhvillohet normalisht, pa kolona dhe me kohë pritjeje minimale prej 3-5 minutash.
Gjendja është përditësuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në orën 08:11:06 të datës 23 gusht 2025.