Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Përleshje mes dy familjeve në Lipjan, 10 persona të arrestuar

Qendra Info by Qendra Info
23/08/2025
in Lajme
0
Arrestohet i dyshuari për plagosjen në Vushtrri, në kërkim edhe dy persona të tjerë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia konfiskon armë automatike dhe municion

Policia e Kosovës ka arrestuar 10 persona në Lipjan, anëtarë të dy familjeve, pasi dyshohet se janë përfshirë në një rrahje mes vete.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë përleshjes janë përdorur mjete të forta, ndërsa në posedim të njërit prej të dyshuarve është gjetur një armë automatike me dy karikatorë dhe 46 fishekë, e cila nuk është përdorur në incident.Nga përleshja kanë mbetur të lënduar dy persona. Njëri prej tyre është liruar pas tretmanit mjekësor, ndërsa tjetri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit – përfshirë edhe të lënduarit – janë ndaluar për 48 orë.Si dëshmi materiale, njësitë policore kanë konfiskuar armën automatike, dy karikatorët, fishekët si dhe mjetet tjera që dyshohet se janë përdorur gjatë rrahjes.

Hetimet për zbardhjen e motiveve të incidentit janë duke vazhduar.

Related

Previous Post

Aksione, Kriptovaluta dhe Pasuri të Paluajtshme: Investimet e Shumta të Trump që nga Marrja e Detyrës – Sa Përfiton Ai Personalisht nga Posti i Presidentit?

Next Post

Afati për paraqitjen e Maturës shtyhet deri më 25 gusht

Next Post
Afati për paraqitjen e Maturës shtyhet deri më 25 gusht

Afati për paraqitjen e Maturës shtyhet deri më 25 gusht

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.