Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti u bën thirrje mërgimtarëve: Regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Qendra Info by Qendra Info
23/08/2025
in Lajme
0
Kurti u bën thirrje mërgimtarëve: Regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për regjistrim të mërgimtarëve në listat zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Ai u kujtoi bashkatdhetarëve rëndësinë e votës së tyre, duke theksuar se angazhimi i diasporës në zgjedhjet e kaluara qendrore ka qenë vendimtar për fitoret e lëvizjes që ai drejton në 22 komuna të vendit.

“Me zgjedhjet lokale që po afrojnë, le t’i bëjmë komunat anembanë Kosovës shembull të qytetarisë, të zhvillimit dhe të qeverisjes së mirë”, – tha Kurti.

Kryeministri nënvizoi se procesi i regjistrimit është i lehtë dhe i shpejtë, duke ftuar diasporën të mos e shtyjë për më vonë pasi afati përfundon më 29 gusht.

Ai theksoi se me votën e mërgimtarëve, komunat e Kosovës do të drejtohen nga njerëz të ndershëm e të përkushtuar ndaj qytetarëve, duke i larguar nga pushteti “klanet dhe ata që i trajtojnë komunat si pronë private”.

🔗 Linku për regjistrim: diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter

Related

Previous Post

Pentagoni shkarkon shefin e Agjencisë së Inteligjencës pas vlerësimit për sulmet ndaj Iranit

Next Post

Policia e Kosovës zbulon plantacion me rreth 500 bimë kanabisi në Gjilan, arrestohen tre persona

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.