Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot në orën 11:00 për tentimin e katërt radhazi për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Pas aktgjykimit që i obligon deputetët ta përmbyllin këtë proces brenda 30 ditësh, Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar deri tani me tre kandidatë për kryetar – Albulena Haxhiun, Donika Gërvallën dhe Hekuran Muratin – të cilët siguruan vetëm nga 57 vota secili.