Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Skenderaj, ku një i ri humbi jetën pasi ra nga një ndërtesë banesore.
Burime bëjnë të ditur se viktima është Fidan Mulaj, 26-vjeçar nga fshati Runikë, i cili jetonte në rrugën “17 Shkurti” në këtë qytet. Ai dyshohet se ka rënë nga ballkoni i katit të tetë të banesës, duke përfunduar në tokë.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana, e cila tha se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje.
“Pas një kohe të shkurtër, ekipi mjekësor konfirmoi se 27-vjeçari, si pasojë e lëndimeve të marra, kishte ndërruar jetë. Të gjitha njësitë kompetente policore janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit”, deklaroi Pllana.