Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Autobus me migrantë të paligjshëm bllokohet në pikën kufitare Kosovë–Serbi

Qendra Info by Qendra Info
25/08/2025
in Lajme
0
Autobus me migrantë të paligjshëm bllokohet në pikën kufitare Kosovë–Serbi
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës, përmes Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) dhe Departamentit të Kufirit, ka parandaluar më 24 gusht 2025 një tentativë të kontrabandës me migrantë të paligjshëm në pikën e kontrollit afër kufirit Kosovë–Serbi, në Jarinjë.

Gjatë kontrollit të detajuar të një autobusi me targa (NP), i linjës Mitrovicë–Beograd, u zbulua se katin e parë e mbajnë 8 udhëtarë të regjistruar rregullisht, ndërsa në katin e dytë u gjetën 18 shtetas të huaj të paregjistruar, pa të drejtë hyrjeje apo kalimi në territorin e Kosovës.

Hetimet e para dhe intervistat me personat përgjegjës treguan një përpjekje të qëllimshme për kontrabandim migrantësh. Pronari i kompanisë, G. A., dhe shoferi B. D., tentuan të shmangin përgjegjësinë, por provat treguan përfshirje direkte në organizimin e transportit të paligjshëm.

Verifikimi i dokumenteve zbuloi se:

  • 5 shtetas palestinez kishin hyrë në Kosovë me pasaporta jordaneze përmes Aeroportit të Prishtinës më 23 gusht 2025;

  • 6 shtetas nga Bangladeshi posedonin viza pune, por ishin subjekt i vendimeve për largim nga Kosova;

  • 7 shtetas egjiptian kishin hyrë në Kosovë përmes Shqipërisë dhe synonin kalimin në Serbi dhe më tej drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Dyshuarit u intervistuan në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktimat u trajtuan sipas procedurave ligjore nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës thekson angazhimin e saj të vazhdueshëm në luftën kundër migrimit të paligjshëm, kontrabandës me njerëz dhe çdo veprimtarie që kërcënon sigurinë dhe rendin kushtetues.

Related

Previous Post

Perandoria e Re Kibernetike e Putinit: Si Kremlini Po Përhap Teknologjinë Ruse në Botë

Next Post

Nju Jork nis testimet e automjeteve autonome: Waymo do të provojë 8 makina në Manhattan dhe Brooklyn

Next Post
Nju Jork nis testimet e automjeteve autonome: Waymo do të provojë 8 makina në Manhattan dhe Brooklyn

Nju Jork nis testimet e automjeteve autonome: Waymo do të provojë 8 makina në Manhattan dhe Brooklyn

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.