Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Konstituimi i Kuvendit, sfidë e hapur: Deputetët votojnë sot për kryeparlamentarin

Qendra Info by Qendra Info
26/08/2025
in Lajme
0
Konstituimi i Kuvendit, sfidë e hapur: Deputetët votojnë sot për kryeparlamentarin
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të bëjnë sot përpjekjen e radhës për konstituimin e institucionit, me seancën e thirrur për 26 gusht në orën 11:00.

Deri më tani, asnjëri nga kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) për postin e kryeparlamentarit nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme të votave.

Në mbledhjen e së dielës, më 24 gusht, VV-ja propozoi tre kandidatë: Hekuran Muratin, Arbërie Nagavcin dhe Dimal Bashën. Murati dhe Nagavci siguruan nga 55 vota secili, ndërsa Basha arriti të marrë 57 vota, duke përfshirë edhe përkrahjen e deputetëve Bekë Berisha (AAK) dhe Arben Gashi (LDK). Deputetët e PDK-së abstenuan nga votimi.

Seanca konstituive e Kuvendit ka nisur më 15 prill, por pas dhjetëra vazhdimeve deri më 26 korrik, deputetët nuk kanë arritur ta finalizojnë procesin me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Në aktgjykimin e dytë të publikuar më 19 gusht, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se Kuvendi duhet të përmbyllë procesin e konstituimit brenda 30 ditësh. Po ashtu, Kushtetuesja ka theksuar se votimi për kryeparlamentarin duhet të bëhet me votë të hapur dhe se i njëjti kandidat nuk mund të propozohet më shumë se tri herë.

Deputetët e pranishëm janë të obliguar të shprehin vullnetin e tyre përmes votës: pro, kundër ose abstenim.

Related

Previous Post

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton: Fluks i qetë në shumicën e pikave kufitare, vonesa deri në 60 minuta në Merdarë

Next Post

Trump: Shpresoj të takohem me Kim Jong-un këtë vit, kam marrëdhënie të shkëlqyer me të

Next Post
BBC me analizë rreth deklaratave të Trump – e pyet Shtëpinë e Bardhë se si e ndali konfliktin Kosovë-Serbi

Trump: Shpresoj të takohem me Kim Jong-un këtë vit, kam marrëdhënie të shkëlqyer me të

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.