Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Trump: Shpresoj të takohem me Kim Jong-un këtë vit, kam marrëdhënie të shkëlqyer me të

Qendra Info by Qendra Info
26/08/2025
in Lajme
0
BBC me analizë rreth deklaratave të Trump – e pyet Shtëpinë e Bardhë se si e ndali konfliktin Kosovë-Serbi

WASHINGTON, DC - JANUARY 21: U.S. President Donald Trump speaks during a news conference in the Roosevelt Room of the White House on January 21, 2025 in Washington, DC. Trump announced an investment in artificial intelligence (AI) infrastructure and took questions on a range of topics including his presidential pardons of Jan. 6 defendants, the war in Ukraine, cryptocurrencies and other topics. (Photo by Andrew Harnik/Getty Images)

0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se shpreson të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, brenda këtij viti.

“Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Kim Jong-un. Shpresoj që të mbetet kështu, mendoj se do të qëndrojë”, tha Trump para gazetarëve gjatë një takimi në Zyrën Ovale me presidentin e ri të Koresë së Jugut, Lee Jae-myung.

Duke kujtuar vizitën e tij në vitin 2019, kur kaloi kufirin në Zonën e Demilitarizuar midis dy Koreve, Trump u shpreh se ndonëse shumëkush e kritikoi atë hap, ai vetë ishte i sigurt.

“Ndihesha i sigurt sepse kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Kim Jong-un. Kaloj shumë kohë duke folur me të për gjëra për të cilat ndoshta nuk duhet të flasim. Mendoj se ai udhëheq një vend me potencial të madh”, theksoi presidenti amerikan.

Nga ana e tij, presidenti i Koresë së Jugut, Lee, e inkurajoi Trumpin të vazhdonte përpjekjet për paqe dhe madje hodhi idenë e ndërtimit të një “Kulle Trump” në Korenë e Veriut.

Megjithëse Trump kishte kritikuar më herët Seulin në rrjetet sociale, duke folur për një “spastrimi ose revolucioni” të brendshëm, gjatë takimit tensionet u shuan. Lee e vlerësoi dekorin e Zyrës Ovale duke e cilësuar si simbol të prosperitetit amerikan, ndërsa shprehu mirënjohje për rolin e SHBA-së në sigurinë rajonale.

I pyetur për praninë e trupave amerikane në Korenë e Jugut, Trump nuk dha një përgjigje direkte, por sugjeroi se do të donte të ndryshonte kontratën e qirasë me Seulin për bazën ajrore të Osanit, një nga instalimet më të mëdha ushtarake amerikane në rajon.

“Do të doja të shihja nëse mund ta heqim dorë nga kontrata e qirasë dhe të marrim pronësinë e tokës ku kemi një bazë masive ushtarake”, tha Trump.

Related

Previous Post

Konstituimi i Kuvendit, sfidë e hapur: Deputetët votojnë sot për kryeparlamentarin

Next Post

Sejdiu: Është bërë gabim që s’është votuar Dimal Basha

Next Post
Sejdiu: Është bërë gabim që s’është votuar Dimal Basha

Sejdiu: Është bërë gabim që s’është votuar Dimal Basha

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.